Lajme

Katër raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

10/23/2024 09:39
nga:N K

Dje janë shënuar katër raste të dhunës në familje, në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Në Rahovec një grua ka njoftuar policinë se është goditur nga një burrë.

“Rahovec / 22.10.2024 – 22:35. Viktima femër kosovare ka raportuar se ishte goditur nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin palët janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë liruar”, thuhet në njoftim e policisë, përcjell Gazeta Express.

E në Pejë një grua ka njoftuar se burri po i shkakton në vazhdimësi ka dhunë psiqike. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Pejë / 22.10.2024 – 23:45. Është raportuar se viktima femër kosovare nga i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi ka dhunë psiqike. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

E në Shtime është arrestuar një burrë pasi e kishte kanosur verbalisht gruan.

“Shtime / 22.10.2024 – 16:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka kanosur verbalisht viktimën femër kosovare. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Ndërsa në Fushë Kosovë është raportuar se një burrë ka tentuar ta largojë nga banesa një grua pas një mosmarrëveshje.

“Fushë Kosovë / 22.10.2024 – 19:00. Është raportuar se viktimën femër kosovare pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar ka tentuar ta largoj nga banesa. Lidhur me rastin palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në njoftim.