Lajme

Katër raste të dhunës në familje brenda një ditë

05/29/2021 09:58
nga:Gazeta Blic

Dhuna në familjet kosovare vazhdon të jetë prezentë çdo ditë. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Policinë e Kosovës janë raportuar katër raste të dhunës në familje.

Dy kanë të bëjnë me dhunë ndaj bashkëshortes.

Ky është raporti i Policisë përkitazi me dhunën në familje:

Podujevë 28.05.2021 – 08:30. Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe djalin e tij. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prishtinë 28.05.2021 – 11:30. Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e djalë) dhe viktima femër kosovare, pasi që palët kishin pasur mosmarrëveshje në mes tyre. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Gjilan 27.05.2021 -23:30 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një zënke verbale që kishte pasur me viktimën -nënën e tij, kishte kanosur atë dhe kishte filluar të demolonte orenditë e shtëpisë. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Zveçan 28.05.2021 -18:30 Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se pas një zënke verbale që kishte pasur me bashkëshorten dhe djalin e tij është sulmuar fizikisht nga ta. Të dyshuarit janë arrestuar, dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë arrestuar liruar në procedurë të rregullt.