Katër raste të dhunës në familje kanë ndodhur brenda 24-orëve në Kosovë.
Sipas raportit policor, dy raste kanë ndodhur në Pejë ndërsa një në Gjakovë e tjetra në Malishevë.
Siç bëhet e ditur tutje në raport, të dyshuarit lidhur me rastin janë arrestuar.
“Pejë / 08.06.2025 – 00:05. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.
Pejë / 08.06.2025 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimat kosovare. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Gjakovë / 08.06.2025 – 16:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se kishte sulmuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Malishevë / 08.06.2025 – NN.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje”.


