Lideri i VV-së, Albin Kurti sot e ka vazhduar fushatën elektorale në Gjakovë.
Ai në këtë qytet ka dhënë katër premtime.
Postimi i plotë:
Nga Gjakova e punës dhe dijes, pushkës e shijes, e para gjithë Republikës zotohemi për:
❤ fiilimin e ndërtimit të hekurudhës Prishtinë – Durrës, me segmentin Gjakovë – Shkodër;
❤ përfundimin e rrugës Dollc-Gjakovë, Kijevë-Zahaq dhe rrugës së Dukagjinit që lidh Prizrenin, Rahovecin, Gjakovën, Deçanin me Pejën dhe Istogun;
❤ largimin e taksës doganore prej 10% për veturat nga Bashkimi Evropian dhe kufizimin 10-vjeçar për veturat e importuara;
❤ programin “Anembanë”, transport Publik me 10 euro biletë të integruar mujore për të udhëtuar anembanë Kosovës.