Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi dje rreth orës 18:35, në rrugën Xheladin Rekaliu në kryeqytet.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim në QKUK.
Në këtë aksident ishin të përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
Rasti po hetohet nga policia.