Në Bërnicë të Epërme, ka ndodhur një aksident mes dy veturave, ku si pasojë kanë mbetur katër persona të lënduar.
Sipas njoftimit të policisë, të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave, ku si pasojë lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit dhe dy pasagjerë që të gjithë kosovarë, të cilët janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raport, përcjell GazetaBlic.