Lajme

Katër persona të lënduar nga një aksident mes tri automjeteve në Drenas

10/22/2025 20:14
nga:G B

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri automjeteve në fshatin Zabel i ulët në Drenas, raporton Gazeta Blic.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Blic, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

Ajo tha se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 18:30 në fshatin Zabel i ulët në Drenas, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë tri automjete. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit katër persona janë lënduar. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti./Gazeta Blic/