Katër persona kanë mbetur të lënduar në aksientin që ndodhi pasditen e sotme tek ‘Parku i Biznesit’.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.
Në aksident janë përfshirë tri vetura.
“Policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Praku i Biznesit). Njësiti policor që i është përgjigjur rastit, njofton se në aksident janë përfshirë tri vetura, si pasojë e aksidentit, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Policia është marrë me procedurat e parapara në vend-ngjarje” deklaroi Krasniqi për “Gazeta Blic”