Lajme

Katër persona e rrahin brutalisht prishtinasin, në fund e therin me thikë

04/01/2022 09:42
nga:Genita C

Një rrahje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur dje në Prishtinë.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se janë arrestuar katër persona pasi të njëjtit dyshohet se janë përfshirë në një rrahje me viktimën mashkull kosovar.

Viktima është goditur me thikë dhe ka pësuar lëndime trupore.

I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe pas marrjes së tretmanit të nevojshëm është liruar.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.