Lajme

Katër persona arrestohen në Vërmicë, u gjet drogë në veturën me të cilën qarkullonin

07/03/2024 09:29
nga:Y I

Katër persona janë arrestuar, tre kosovarë dhe një shtetas i Shqipërisë, pasi që gjatë kontrollit në veturën me të cilën po qarkullonin, janë gjetur dhe konfiskuar 300 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Siç thuhet në raportin policor, në konsultim me prokurorin, vetura është sekuestruar ndërsa katër të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.