Sporti

Katër ndeshje interesante luhen sot në PL, vëmendja në “Emirates”

01/03/2023 09:09
nga:Genita C

Katër ndeshje interesante do të zhvillohen sot, në kuadër të xhiros së 18-të në Premier League.

Përballja kryesore do të jetë ballafaqimi i liderit aktual Arsenal, me Newcastle United.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Emirates”, me fillim nga ora 20:45.

Tjetër takim interesant pritet të jetë edhe ndeshja mes Manchester Unitedit dhe AFC Bournemoth, me fillim nga ora 21:00.

Djajtë e Kuq janë formë fantastike në ndeshjet e fundit dhe synojnë që ta vazhdojnë këtë ecuri pozitive.

Të gjitha ndeshjet e ditës së sotme:

Arsenal – Newcastle United 20:45

Everton – Brighton & Hove Albion

Leicester City – Fulham 20:45

Manchester United – AFC Bournemouth