Lajme

Katër muaj pa shtesat e rrezikshmërisë, Hoti: Papërgjegjësi ndaj policëve që dërgohen çdo ditë në veri

06/18/2023 13:30
nga:Genita C

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti thotë se ky është muaji i katërt që policët nuk i marrin shtesat e rrezikshmërisë në punë, raporton GazetaBlic.

Hoti përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, kjo tregon mungesën e vullnetit dhe papërgjegjësinë ndaj policëve që dërgohen çdo ditë në veri, si dhe ndaj familjeve të tyre që çdo ditë janë të shqetësuar kur i përcjellin për punë.

Shkrimi i plotë:

Ky është muaji i katërt që policët nuk i marrin shtesat e rrezikshmërisë në punë.

Vonesa për një muaj do të ishte e kuptueshme, pasi duhet futur të dhënat në sistemin e Thesarit në Ministrinë e Financave. Por të mos paguhen për katër muaj tregon mungesën e vullnetit dhe papërgjegjësinë ndaj policëve që dërgohen çdo ditë në veri, si dhe ndaj familjeve të tyre që çdo ditë janë të shqetësuar kur i përcjellin për punë.