Tërmeti me magnitudë 7.7, epiqendra e të cilit ishte Kahramanmaras, fatkeqësisht shkaktoi plagë të mëdha në Hatay të Turqisë.
Ndërsa Burak Oksuz, Bertug Yıldırım, Kerim Alici, Ekrem Ekşioğlu dhe Osman Ateş nga ekipi i Hatayspor dolën nga rrënojat, Taner Savut dhe Christian Atsu nuk janë gjetur ende. Nga ana tjetër, binjaku i Kerim Alicit, Barış Alici, ka shpjeguar se çfarë ka ndodhur në momentin e tërmetit, përcjell GazetaBlic Sport.
Pas thirrjes për ndihmë të Volkan Demirelit, mësohet se nga rrënojat janë shpëtuar dy lojtarë të Hataysporit dhe 2 persona të ekipit teknik.
Trajneri i performancës atletike Murat Bel dhe familja e tij poashtu u nxorën të gjallë nga rrënojat. Mësohet se gjendja e Belit dhe e familjes së tij është e mirë.
KËRKIMET PO VAZHDOJNË PËR ATSU DHE SAVUT
Ndërsa një pjesë e ekipit të Hatayspor u shpëtuan, mesfushori Christian Atsu dhe drejtori sportiv Taner Savut po tentohen të kontaktohen. Ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë punën për dy emrat që thuhet se janë nën rrënoja.
/GazetaBlic Sport


