Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, është deklaruar rreth dialogut Kosovë-Serbi.
Miftaraj thotë se janë disa këndvështrime, perspektiva, strategji dhe qëllime të ndryshme për dialogun.
Ai në një postimin e bërë në Facebook, ka shkruar për këndvështrimin e Kosovës për dialog, atë të Serbisë, Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Këndvështrimi i Republikës së Kosovës:
Dialogu shumicën e kohës në pesë vitet e fundit shfrytëzohet nga partitë politike për poena politik, linçim të kundërshtarëve politik, pa vizion, mungesë platformë dhe strategjie se çka duan të arrijnë nga dialogu.
Këndvështrimi i Serbisë:
Status-quo, tejzgjatje e procesit të dialogut me strategjinë se në 5, 10 apo 15 vitet e ardhshme mund të ndryshon fuqia vendim-marrëse e shteteve/fuqive në politikën botërore, me theks të veçantë dobësimi i ShBA dhe aleatëve tjerë të Kosovës.
Këndvështrimi i BE-së:
Njëjtë si Kosova, edhe BE nuk ka vizion dhe strategji lidhur me atë se çka duan të arrijnë në fund të këtij procesi. Mungesa e lidershipit dhe vullnetit në BE, përputhet me interesin dhe strategjinë e Serbisë, për të vazhduar status-quo, të tej zgjatet procesi i dialogut në pafundësi, dhe të mjaftohen dhe vet kënaqen vetëm me faktin se palët nuk u pajtuan me asgjë, por u pajtuan të vazhdojnë të dialogojnë.
Këndvështrimi Amerikan:
Vizion dhe strategji që dialogu të këtë sukses, në një afat sa me të shpejtë të arrihet marrëveshja finale Kosovë-Serbi, Kosova pjesë e OKB. Përkundër vullnetit dhe kërkesës së ShBA, rrugës po ballafaqohet me pengesë të trefishtë nga Kosova, Serbia dhe BE, për të ardhë deri tek zgjedhja finale.