Sporti

Katër ‘goditje’ të mëdha në merkato | FC Prishtina ia “kompleton” ekipin Toverlanit për titullin kampion

02/10/2026 09:27
nga:Lorik J

Skuadra e Prishtinës ka qenë shumë aktive në merkaton e janarit, duke përforcuar ekipin në maksimum, duke ditur se kjo dritare transferimesh është mjaft e varfur.

Megjithatë, drejtuesit e Prishtinës kanë arritur që edhe në janar të bëjnë zgjidhje mjaft të mira për të forcuar edhe më shumë ekipin e Afrim Toverlanit, shkruan GazetaBlic Sport.

Drejtori sportiv i klubit, Driton Krasniqi ka arritur të sjellë në kryeqytet katër transferime të mëdha, duke i ofruar Toverlanit mundësi të reja në pothuajse çdo pozicion.

Prishtina zyrtarizoi një mbrojtës të djathtë, dy mesfushorë edhe një sulmues.

Ja transferimet e FC Prishtinës:

  • Mbrojtësi i djathtë, Sylian Mokono nga Venlo i Holandës tek Prishtina
  • Harun Karic, mesfushorin boshnjak nga Bars i Kirgistanit
  • Albin Krasniqi, huazim nga Kolos
  • Arjol Bllaca, transferim nga Ramiz Sadiku

Tashmë Prishtina e ka kompletuar ekipin dhe Toverlani mund të tentojë rikthimin e titullit në kryeqytet.

/GazetaBlic Sport/