Sporti

Katër ekipe të mbetura në Champions League, kjo ishte rruga e tyre deri në gjysmëfinale

04/16/2026 09:23
nga:L J

Gara për trofeun më të madh në Evropë, Champions League po hyn në fazën vendimtare, me klubet elitare që tashmë e kanë të qartë rrugën drejt finales.

Arsenal, Atletico Madrid, PSG dhe Bayern Munich janë katër skuadrat e mbetura në kompeticionin më të madh të futbollit në Europë.

Skuadra londineze, Arsenal u përball fillimisht me kampionët gjermanë të Bayer Leverkusen në fazën e 1/8. Në çerekfinale fitoi ndaj Sporting CP, ndërsa një duel i fortë me Atletico Madrid e pret në gjysmëfinale.

Ekipi i drejtuar nga Diego Simeone, Atletico Madrid kishte edhe play-offin kundër Club Brugge. Më pas triumfoi ndaj Tottenham Hotspur në 1/8, përpara se të eliminonte FC Barcelona në çerekfinale. Gjysmëfinalja e vë përballë gjigantëve të Arsenalit.

Gjiganti bavarez, Bayern Munich fitoi ndaj Atalanta BC, por sfida e vërtetë erdhi në çerekfinale, ku eliminoi Real Madrid. Tani, në gjysmëfinale do të luajë ndaj Paris Saint-Germain.

PSG fitoi ndaj AS Monaco në play-off. Më pas eliminoi Chelsea në 1/8 dhe Liverpool FC në çerekfinale.

/GazetaBlic Sport