Edicioni i parë i Kupës së Botës për Klube i zgjeruar përfundoi të dielën me triumfin e Chelseat ndaj PSG-së në finale me rezultatin 3-0.
Edhe pse ende nuk dihet se ku do të mbahet edicioni i ardhshëm në vitin 2029, tashmë ka katër ekipe që kanë vendin e sigurt.
Është interesante se kampionët në fuqi, Chelsea, nuk janë midis tyre.
PSG, e cila fitoi Ligën e Kampionëve, është kualifikuar tashmë për edicionin e ardhshëm, ashtu si edhe fituesit e garave kontinentale në Azi (Al Ahly, Arabia Saudite), Afrikë (Pyramids, Egjipt) dhe (Cruz Azul, Meksikë).
Pjesëmarrësi i parë i garantuar i Amerikës së Jugut do të bëhet i qartë më vonë këtë vit kur të përcaktohet fituesi i Copa Libertadores.
/GazetaBlic Sport


