“Vëllai i Madh” edhe kësaj radhe ka shtruar darkë për banorët e nominuar të shtëpisë unike të Big Brother VIP Kosova.
Në një darkë të përgatitur nga restoranti “Fishop” , katërshja e nominuar përfshirë: Lugatin, Shotën, MC Bekën dhe Xhulin sapo kanë nisur të shijojnë ushqimet e servirura, ndërsa nuk mungojnë as bisedat.
Banorët kanë folur rreth eksperiencës së tyre brenda shtëpisë më të përfolur në vendet shqipfolëse, si dhe po vazhdojnë të flasin rreth temave të ndryshme.


