Cool

Katër arsye se përse lidhjet në distancë kërkojnë më shumë angazhim

06/17/2022 22:32
nga:G C

Mungesa e komunikimit

Në epokën e rrjeteve sociale, mungesa e komunikimit të mirëfilltë është dukuri e përhapur.

Është e nevojshme të flisni apo diskutoni gjërat me partnerin tuaj sy për sy.

Shumicën e kohës, shprehjet tona të fytyrës komunikojnë më shumë sesa fjalët që i themi. Në fakt, bisedat përmes internetit shpijnë në keqkuptime dhe rezultojnë në fjalosje.

Sugjerohet që bisedat serioze t’i bëni kur jeni pranë tjetrit, apo përmes Skype, ku edhe mund të shihni shprehjet e fytyrës së njëri-tjetrit, transmeton Telegrafi.

Besimi ndaj njëri-tjetrit zvogëlohet

Çfarë nëse e dashura është duke u takuar me dikë pa e ditur ti?

Çfarë nëse ai po gënjen çdo herë që po e thërret?

Probabiliteti është i lartë që personi tjetër mund të jetë duke të tradhtuar dhe nuk mund ta vizitoni mjaftueshëm, prandaj afera e tij/saj del në shesh vetëm pas një kohe të gjatë.

Prandaj, sigurohuni që të dy të keni besim në njëri-tjetrin dhe mos e bezdisni njëri-tjetrin me thirrje të vazhdueshme.

Të pasigurt për një të ardhme të përbashkët

Jeni të pasigurt se kur do të shihni apo do të uleni pranë njëri-tjetrit për shkak të distancës së largët.

Çdo njeri ka shije, preferenca dhe prioritete të ndryshme në jetë dhe askush nuk dëshiron të bëj kompromis, prandaj zakonisht lidhjet në distancë të largët nuk funksionojnë.

Preferohet të diskutoni se ku po shkon lidhja juaj, bëhuni të sinqertë dhe të qartë me partnerin në çdo kohë.

Të pa aftë për të kaluar kohë kualitative së bashku

Nëse dëshironi që të keni një lidhje të përsosur, duhet të njihni njëri-tjetrin mirë dhe duhet të kaloni shumë kohë së bashku, gjë që lidhjet në distancë asnjëherë nuk e lejojnë.

Kemi nevojë për kohë t’i ndajmë ndjenjat dhe emocionet, gjë që janë të domosdoshme për një lidhje funksionale.

Dhe përderisa distanca nuk e lejon këtë, zakonisht përfundon me ndonjë mesazh të mërzitshëm… /Telegrafi/