Aktorja Kate Winslet ka pasë sërish xhirime me aktorin Hugh Grant pas 29 vitesh.
Grant, 63 vjeç, shfaqet në serialin e ardhshëm të Winslet në HBO, “The Regime”, ata aktruan bashkë për herë të parë në filmin Jane Austen të vitit 1995, “Sense dhe Sensibility”.
“Ishte sinqerisht e mahnitshme sepse nuk e kam parë vërtet atë që nga “Sense dhe Sensibility”, dhe siç thoni ju, është një kohë shumë, shumë e gjatë – tre dekada,” tha Winslet për Entertainment Tonight në premierën e shfaqjes në New York City të hënën.
Kate u shpreh se ndjehet në siklet pasi tani ka më shumë vjet se në filmin e parë kur aktruan, shkruan People , transmeton Klankosova.tv.