Showtime

Kate Middleton shihet për herë të parë në publik që nga operacioni në bark

03/05/2024 09:00
nga:N K

Kate Middleton është parë për herë të parë që nga operacioni i saj në fillim të këtij viti, teksa po hipte në një makinë të drejtuar nga nëna e saj.

Princesha e Uellsit kishte syze dielli kur hipi në makinë me Carole Middleton pranë kështjellës Ëindsor, transmeton Klankosova.tv.

Foto të publikuara nga TMZ, dolën pak ditë pasi Kensington Palace foli mbi shëndetin e saj pasi ajo nuk u pa publikisht për dy muaj.