Lajme

Kate jep lajmin e papritur me këto foto nga Pallati Mbretëror, ja ku do ta shohim nesër!

10 muaj më parë
nga:Y I

Kate këtë fundjavë do të bëjë daljen e saj të parë publike pas diagnostikimit disa muaj më parë me kancer. Kate ka konfirmuar se do të marrë pjesë nesër në një festë publike, duke theksuar se trajtimi që po ndjek gjatë muajve të fundit po ecën mirë, por hera herës ka dhe të papritura.

Kjo deklaratë erdhi edhe me një foto të re të Kate, që po e shohim!

“Në ato ditë të këqija ndihesh e dobët, e lodhur dhe duhet të pushohsh. Në ditët që ndihem mjaft mirë, angazhohem, kaloj kohë me gjërat që më japin energji pozitive”, shton më tej Kate.

Kate konfirmoi po ashtu se do të marrë pjesë në paradën e ditëlindjes së Mbretit, e njohur gjithashtu si Trooping the Colour, me familjen e saj në Londër.

Është një rast i madh për Familjen Mbretërore, ku do të shohim po ashtu Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis.

Si nëna e tyre, është e qartë se Kate dëshiron të jetë me ta dhe kjo është arsyeja pse ajo nuk do të shfaqet vetëm në ballkonin e Pallatit Buckingham, por do të jetë së bashku me fëmijët e saj për të parë paradën ushtarake.

Kuptohet që pjesëmarrja e Kate në këtë ngjarje nuk duhet të merret si një rikthim në detyrat e plota publike.

“Shpresoj të bashkohem me disa angazhime publike gjatë verës. Po mësoj se si të jem e durueshëme, veçanërisht me pasigurinë. Duke marrë çdo ditë ashtu siç vjen, duke dëgjuar trupin tim dhe duke i lejuar vetes të marr këtë kohë shumë të nevojshme për t’u shëruar”, vazhdoi Kate në deklaratën e saj.

Ky do të jetë angazhimi i parë publik i princeshës që nga dhjetori i vitit 2023, kur ajo iu bashkua pjesës tjetër të familjes mbretërore në shërbimin vjetor të kishës së Krishtlindjes në Sandringham. Ajo u shtrua në spital për një operacion abdominal më 16 janar.

Pallati mbajti privat detajet e shëndetit të Kate në muajt që pasuan./dritare.net/