Lajme

“Katastrofë, nuk bëhet opozitarizmi kështu”- Anëtari i PDK-së me kritika të forta për partinë!

06/17/2021 11:51
nga:Y I

Zyrtari i PDK-së, Gani Koci, ka hedhur kritika në drejtim të Grupit Parlamentar të PDK-së.

Koci ka shpërndarë një fotografi të seancës së sotme plenare ku po marrin pjesë vetëm tetë deputetë të PDK-së.

“Nuk bëhët opozitarizmi kështu o “përfaqësues” të popullit!” shkruan Koci në Facebook.

Reagimi i plotë:

Katastrofë! Grupi parlamentar i PDK/së, me 8 deputetë në sallë!

Nuk bëhët opozitarizmi kështu o “përfaqësues” të popullit!