Kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, ka thënë se është bërë “progres i mirë” gjatë bisedimeve të fundjavës me zyrtarë amerikanë, izraelitë dhe egjiptianë në Paris për një rrugë përpara drejt një marrëveshjeje të re për lirimin e pengjeve midis Izraelit dhe Hamasit.
Ai tutje tha se shpresonte t’i paraqiste Hamasit një kornizë për një marrëveshje të tillë “dhe ti conte ata në një vend ku ata angazhohen në mënyrë konstruktive”.
Kryeministri i Katarit këtë e tha duke folur në Washington në një ngjarje të organizuar nga Këshilli Atlantik, raporton The Guardian.