Sporti

Katari kërcënon të largohet nga PSG pas akuzave ndaj Al-Khelaifi

02/13/2025 18:16
nga:Mergim Rreci

Nasser Al-Khelaifi, presidenti i PSG-së, po hetohet në Francë për dyshimin se ka blerë vota në bordin drejtues të Grupit Lagardere, ku ai ishte aksioner, përmes një fondi të Katarit.

Sipas RMC Sport , ky rast mund të përfundojë me largimin e parave të Katarit nga PSG. Burime pranë qeverisë së Katarit, të cituara nga RMC Sport , thonë se janë “të ngopur me këto abuzime”, transmeton GazetaBlic Sport.

“Përndjekje false, shantazhe, kritika të përditshme, fajësimi i të tjerëve për paaftësinë tuaj totale. Të gjitha problemet në Francë janë faji i tyre. Ky është abuzim i pastër dhe të gjithë janë të ngopur me të”, thuhet në reagim.

Duhet theksuar se Al Khelaifi dyshohet se është përfshirë në ndryshimin e votimit në bordin drejtues në vitin 2018 mes multimilionerëve Vincent Bollore, pronar i grupit Vivendi dhe Bernard Arnault, pronar i grupit LVMH. Përfaqësuesi i Katarit votoi pro Bollore, por pas një takimi me Al Khelaifi, ai ndryshoi votën e tij.

/GazetaBlic Sport/