Lajme

Katari ka filluar koordinimin me Egjiptin dhe ShBA-në për të vazhduar bisedimet mbi Gazën

10/04/2025 06:57
nga:Sh R

Katari tha se ka filluar koordinimin me ndërmjetësuesit Egjiptin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të vazhduar bisedimet mbi planin e presidentit amerikan Donald Trump për Gazën për t’i dhënë fund luftës, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit në X.

Ai tha se Katari mirëpriti përgjigjen e grupit militant palestinez Hamas ndaj planit të Trump.

Hamasi tha të premten se kishte rënë dakord të lironte të gjithë pengjet izraelite, të gjallë ose të vdekur, sipas kushteve të propozimit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për Gazën, dhe sinjalizoi gatishmërinë për të hyrë menjëherë në negociata të ndërmjetësuara për të diskutuar detajet.

Kurse, presidenti amerikan Donald Trump, tha se besonte se Hamasi ishte gati për paqe dhe i tha Izraelit të ndalonte bombardimin e Gazës, pasi grupi militant palestinez deklaroi se ishte gati të lironte pengjet sipas planit të tij të armëpushimit, shkruan Reuters.