Nikoqiri i Kupës së Botës 2022, Katari mund të ndalojë lojtarët e pavaksinuar të luajnë në Kampionatin Botëror.
Katari është duke bërë presion që lojtarët që do marrin pjesë në këtë garë të jenë të vaksinuar, shkruan GazetaBlic Sport.
“The Athletic” raporton se Emiratet e Bashkuara kanë zbuluar se kushdo që merr pjesë në garën e Kupës së Botës duhet të jetë i vaksinuar me dy doza.
Katari ka vaksinuar tashmë 82 përqind të popullësisë (4.6 milionë) dhe është duke bërë bisedime me FIFA-n në mënyrë që të arrihet një zgjidhje, që lojtarët pjesëmarrës të jenë poashtu të vaksinuar.
Kujtojmë se disa lojtarë kishin refuzuar të vaksinoheshin, njëri ndër ta është edhe mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i cili është lojtari i vetëm i Zvicrës që nuk ka pranuar vaksinën.
/GazetaBlic Sport/


