Kupa e Botës 2022

Katari bëhet vendi i parë organizator që humb dy ndeshjet e para në Kupën e Botës

11/25/2022 16:30
nga:Mergim Rreci

Senegali ka shënuar fitore ndaj Katarit.

Senegalezët mposhtën nikoqëirët e Botërorit me rezultat 1-3, shkruan GazetaBlic Sport.

Llogarinë e golave e hapi, Dia në minutën e 41’të të takimit.

Diedhiou realizoi për të dyfishuar epërsinë, përpara se Muntari të ngushtonte avantazhin në 1-2 në minutën e 78’të.

Epilogun përfundimtar të këtij takimi ia dha Dieng në të 84’tën.

Katari është vendi i parë pritës që humb dy ndeshje në të njëjtën fazë grupore në një Kupë Bote, statistikë kjo aspak e këndshme për vendin organizator.