Sporti

Katar 2022/ Këto janë kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin

03/27/2022 11:25
nga:L J

Në Evropë është koha e play off-it për disa ekipe kombëtare – ndërsa të tjerat, si Italia, Turqia, Austria dhe Republika Çeke, tashmë janë eliminuar – kurse në pjesën tjetër të botës këto janë ditët e fundit për të siguruar një vend në Katar 2022.

Franca, Holanda, Gjermania, Danimarka, Belgjika, Kroacia, Serbia, Spanja, Anglia dhe Zvicra janë kualifikuar në Kupën e Botës 2022, shkruan GazetaBlic Sport.

Tre të tjerët do të përcaktohen nga play-off. Vetëm dy nga tre finalet dihen tashmë: ato janë Portugalia-Maqedonia e Veriut dhe Polonia-Suedia.

Këto janë kombëtaret nga të gjitha kontinentet me biletat e tyre tashmë të rezervuara për turneun më të madh:

  • Katari
  • Gjermania
  • Danimarka
  • Brazili
  • Franca
  • Belgjika
  • Kroacia
  • Spanja
  • Serbia
  • Anglia
  • Zvicra
  • Holanda
  • Argjentina
  • Irani
  • Korea e Jugut
  • Japonia
  • Arabia Saudite
  • Ekuadori
  • Uruguaji

/GazetaBlic Sport