Kupa e Botës 2022

Katar 2022, këta janë lojtarët që kishin më së shumti ndërhyrje të sakta

12/19/2022 21:19
nga:E K

Një nga statistikat kryesore për të matur veprimet mbrojtëse janë ndërhyrjet e fituara. Kupa e Botës në Katar ka qenë mundësi për shumë futbollistë të tregojnë aftësitë e tyre mbrojtëse kundër sulmeve të kundërshtarit.

Ndërhyrjet janë kyçe për të ndërprerë lojën duke neutralizuar kundërshtarët e duke nisur kundërsulmet.

Me finalen e mbrëmshme, tani vec janë publikuar statistikat e përgjitshme, mes tyre edhe ato të ndërhyrjeve, ku kampion në këtë aspekt është futbollisti i Marokut, Achraf Hakimi.

Marokeni që luan për PSG-në, ka pasur plot 26 ndërhyrje të sakta, i pasuar nga kroati Kovaqiq me 22 sosh dhe talenti i këtij botërori, argjentinasi Enzo Fernandez që pati plot 22 ndërhyrje.

Më poshtë tabela e plotë: