Ish futbollisti i njohur, tashmë trajneri, Kastriot Rexha thotë se transferimi i Qendrim Zybës tek Legia Warsawa është më i miri i pasluftës nga futbolli vendor.
Qendrim Zyba arriti transferimin e tij nga Ballkani tek Legia Warsawa në këtë merkato, teksa Rexha i cili si futbollist kishte mundësinë të luante kundër ekipit polak, thotë se ky kalim është më i miri i pasluftës nga futbolli vendor, pasi ekipi në fjalë ka kushte fantastike dhe tifozeri të mrekullueshme.
“Transferimi i Qëndrim Zybës tek Legia Varshava, më i miri i pasluftës nga futbolli vendor”, tha ndër të tjerash Kastriot Rexha për ‘GazetaBlic Sport’.
Ai poashtu u shpreh i lumtur për kalimin e futbollistëve nga Superliga e Kosovës në kampionatet evropiane, teksa rrugën për këtë e ka hapur ekipi i Ballkani, gjithmonë sipas Rexhës.
/GazetaBlic Sport