Skuadra e Prishtinës po kalon në një krizë rezultatesh, pasi në katër ballafaqimet e fundit nuk njeh fitore.
Futbollisti i njohur kosovar, Kastriot Rexha mendon se problemi kryesor tek klubi kryeqytetas është reparti defansiv, përcjell GazetaBlic Sport.
“Problemi më i madh tek Prishtina është mbrojtja. Në tetë ndeshjet e fundit ka mbajtur vetëm një here portën e paprekur”, tha Rexha në emisionin VAR në Tëvë1.
Prishtina ndodhet në vendin e katërt në tabelë me 23 pikë.
/GazetaBlic Sport


