Lajme

Kastrati: “Unë nuk di çfarë është ky presioni ndërkombëtar”, thoshte Kurti dikur

10/28/2022 20:24
nga:Astrit Gashi

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, në lidhje me vendimin e fundit të qeverisë Kurti për shtyrjen për targa, ka thënë se ndonëse Kurti më herët thoshte se nuk di çfarë është ky presioni ndërkombëtar, sot u tërhoq nga implementimi i vendimit të tij për targa.

Kastrati në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se megjithatë, kryeministri Kurti me një vendim të tillë ka bërë mirë sepse në të kundërt do t’i shërbente interesave ruso-serbe.

”Unë nuk di çfarë është ky presioni ndërkombëtar”-thoshte Kurti dikur. Sot u tërhoq nga implementimi i vendimit të tij për targa. Mirë shumë se përndryshe do ti shërbente interesave ruso-serbe. “Nuk e kemi shtyrë afatin për targat, vetëm e kemi përshkallëzuar atë”, tha pastaj sot Kurti”, ka shkruar ai.