Lajme

Kastrati pret në takim ambasadorin britanik: Malisheva vlerëson lart Britaninë e Madhe për rolin dhe mbështetjen e saj

12/18/2025 17:19
nga:G B

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, mikun tim, Jonathan Hargreaves, raporton Gazeta Blic.

“Ishte një takim i ngrohtë e miqësor, ku biseduam për bashkëpunim në dobi të qytetarëve tanë. Malisheva, me shpirtin e saj mikpritës, vlerëson lart Britaninë e Madhe për rolin dhe mbështetjen e saj në periudhat më të vështira për vendin tonë”, ka shkruar ai.

Kastrati ka falënderuar ambasadorin për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme.

Postimi i tij i plotë:

Sot pata kënaqësinë të mirëpres në Malishevë Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, mikun tim, z. Jonathan Hargreaves.

Ishte një takim i ngrohtë e miqësor, ku biseduam për bashkëpunim në dobi të qytetarëve tanë. Malisheva, me shpirtin e saj mikpritës, vlerëson lart Britaninë e Madhe për rolin dhe mbështetjen e saj në periudhat më të vështira për vendin tonë.

Faleminderit për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme, Ambasador.