Ish-komandanti I FSK-së Kadri Kastrati, ka pasur kritika të ashpra ndaj Hagës pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët u dënuan gjithsejt me 81 vjet burgim.
“Ky është një fabrikim, një gjykatë politike, një gjykim politik apo një dënim politik, vetëm e vetëm për mendimin tim personal, ta nivelizojnë apo ta barazojnë kriminelin me viktimën”, deklaroi Kastrati.
Sipas vendimit të Speciales, Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, Jakup Krasniqi me 25 vjet burgim dhe Rexhep Selimi me 13 vjet.


