Lajme

Kastrati për përgjimet: Koordinim me terroristin Milan Radoiçiq për çështjen e pagës së veteranëve të UÇK-së

10/09/2024 19:34
nga:G B

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka reaguar ndaj publikimit të fundit ku u dëgjua shefja e deputetëve të LVV-së Mimoza Kusari-Lila me kryeterroristin Milan Radojiçiq.

Përmes një postimi në Facebook, Kastrati ka thënë se s’ka dyshim që shumica e rrethit të ngushtë vendimmarrës në VV-në e Albin Kurtit, siç thotë ai, vdesin me kthy kohën kur këndej është fol serbisht, prandaj, sipas tij, e urrejnë UÇK-në, raporton Gazeta 10.

Postimi i plotë:

Koordinim me terroristin Milan Radoiçiq për çështjen e pagës së veteranëve të UÇK-së!
*******************************
Përshëndetje trushpërlarëve e besimtarëve të Binit…

A PUNON MIMOZA ME RADOJÇIÇIN PA AUTORIZIMIN E KURTIT ?

“Nuk shoh asnjë pengesë t’ju ndihmojmë rreth kësaj, por kemi edhe ne disa kërkesa të cilat ti duhet t’i shikosh me SHEFIN TËND (Kurtin) të na ndihmosh…”, i thotë Radoiçiq, Kusari-Lilës.

Në mungesë të kundër argumentit, zbrazne pak trunin si WC që e keni e filloni me na sha tash ne të tjerëve 😂😂😂😂

Ska dyshim që shumica e rrethit të ngushtë vendimarrës në VV-në e Albin Kurtit vdesin me kthy kohën kur këndej është fol serbisht…..prandaj e urrejnë UÇK-në e ne të tjerëve sepse ua kemi prishur rehatinë e dikurshme….

E Kurti pse mban këso njerëz rreth vetës…..shumë shpejt do ta kuptoni edhe për Kurtin në çfarë gracke ju ka fut.

Ka me ju dhimb fort, megjithëse me vonesë….!