Lajme

Kastrati për Pecin: Ky në vend se me qenë nëpër ara, vjen në parlament

05/06/2021 23:10
nga:Q R

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka treguar versionin e tij, për përplasjen e sotme që ndodhi në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta Blic.

Sipas tij, PDK-ja, gjatë seances së sotme ka përdorur fyerje banale kundrejt Gërvallës dhe Pecit.

“Ka pasur fyreje më banale në drejtim timin, para se me ardh në drejtim timin kanë shkuar në drejtim të ministres Gërvalla, me çasje raciste. Nuk e kam sharë askënd, sepse nuk është në natyren time”, ka thënë ai në Kanal10.

I menjëhershëm ishte reagimi i Kastratit, i cili tha se Peci si ministër i Bujqësisë, duhet të ishte nëpër ara e jo në Kuvend.

“Ky është simbol i konceptit të Osmanit që tërë jetën ka bërë linqime. Ky qenka minister i Bujqësisë, hopa prej asambleistit komunal në pushtet, në vend se me qenë nëpër ara, vjen në parlament. Unë nuk merrem me të”, deklaron ai.