Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati thotë se pasi kryeministri Kurti e ka pranuar në Bruksel dhe Oher marrëveshjen, s’ka nevojë për nënshkrim.
Kastrati në një prononcim për GazetaBlic thekson se, tashmë Kurti e ka pranuar gabimin e tij.
“Në momentin që Kurti e ka pranuar në Bruksel dhe Ohër marrëveshjen dhe zbatimin, BE-ja ka dalë më deklaratë ku ka thënë që dy palët u dakorduan që dispozitat e marrëveshjes do të bëhen pjesë e kapitullit 35 te Serbia (përmes amandamentimit) dhe grupit të specializuar për Kosovën. Pra, do të bëhen pjesë integrale e procesit euro integruese e ty vendeve dhe palët që nuk i zbatojnë nënkupton që e braktisin këtë rrugë. Pra, nuk ka nevojë për nënshkrim”, tha Kastrati.
“Tani Kurti e ka kuptuar që ka gabuar rëndë me pranimin e kësaj marrëveshjeje sepse kjo është autonimi territoriale-politike për serbët dhe si e tillë është jashtë rendit kushtetues të Kosovës”, shton ai.
Tutje, Kastrati thotë se ndryshimi i deklaratave të kryeministrit po bëhet që të ikë nga marrëveshja, kështu sipas tij duke e shpallë veten viktimë.
“Ndryshimi i deklaratave të Kurtit nënkupton tentativën e tij me ikë nga marrëveshja duke e shpallë vetën viktimë në raport me presionin e partnerëve tanë. Kështu me përdorë këtë kartë në zgjedhjet e ardhshme në mungesë të ofertës për mirëqenie dhe ekonomi për qytetarët. Në këtë funksion janë edhe simbolikat e Sveçlës me largimin e billobordave dhe mbyllje të zyreve serbe në veri”, tha ai.
“Mirëpo, kjo lojë me pushtetin e nervave të sponsorëve të këtij shteti është e rrezikshme për Kosovën. Unë nuk po them që duhet të procedoj me atë draft sepse PDK është kunder atij drafti, por po them se kot i nderron deklaratat sepse duhet ta spjegoj çfarë zori ka pasur ta pranoj atë autonomi për serbet dhe tani koha është të pranojë përgjegjesinë edhe për sanksione”, shtoi ai.
Sipas Kastratit, kryeministri Kurti ka sjellje të papjekur ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Kurti ka pasë sjellje të papjekur e prej kauboj me SHBA e BE sikur Kosova të kishte shumë bomba bërthamore dhe sikur të flente në naftë, përderisa jemi shteti më i varfër në Evropë. Krejt çka po intereson Kurtit është që këtë temë ta fut në funksion të elektoratit pavarësisht çmimit që po e paguan Kosova me sanksione”, tha Kastrati.
Sipas Kastratit, me kryeminister Kurtin po zhbëhet shtetësia e Kosovës.
“Me Kurtin në krye po rrezikohet zhbërja e shtetit tonë përmes: 1. Humbjes së partnerëve tanë pa të cilet subjektivizimi e rrumbullakësimi i shtetësisë tonë në arenën ndërkombëtare është i pamundur;
2. Përmes gërryerrjes së sovranitetit nga brenda me autonomine politiko-territoriale për serbët si dhe aspekteve të sigurisë;
3. Përmes shkatërrimit të sektorit privat dhe ekonomisë në terësi.
Thjeshtë, me Kurtin po zhbëhet shtetësia e Kosovës”, përfundon Kastrati për GazetaBlic.