Lajme

Kastrati: LVV-ja nuk mund t’i sigurojë numrat për formimin e institucioneve, përveç se me Listën Serbe!

04/03/2025 18:09
nga:Y I

Presidentja, Vjosa Osmani, ka thirrë seancën konstituive të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës për datën 15 prill 2025.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas certifikimit të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025 dhe në përputhje me autorizimet kushtetuese dhe afatet ligjore, ka thirrur mbledhjen e parë të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës për datën 15 prill 2025″, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidencës raporton Gazeta Blic.

Kryeministri i vendit, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka nisur takimet me përfaqësuesit e subjekteve politike jo shumicë për të siguruar numrat e nevojshëm për formimin e institucioneve.

Disa nga ata kanë konfirmuar votën, pro, e disa të tjerë ende jo.

Por, profesori universitar, Ardian Kastrati, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” po shprehet se Lëvizja Vetëvendosje nuk e mertion të qeveris sepse ka degraduar çdo gjë në Kosovë.

Kastrati renditit disa nga efektet negative që ka prodhuar ky pushtet, duke filluar nga sanksionet e BE-së, izolimi ndërkombëtar, aferat korruptive, etj.

“E para, VV-ja nuk e meriton te qeverisë sepse ka degradu cdo gje ne kete vend qe nga sanksionet 300 milioneshe nga BE, izolimi nderkombetar, aferat milioneshe korruptive, emigrimi i 200.000 te rinjeve, prishja maredhenieve me SHBA, prishja marrëdhenieve ndërshqiptare, skandalet diplomatike, ngritja enorme e cmimeve e deri te katandisja e popullit ne fukarallek ekstrem” deklaroi Kastrati.

Kastrati u shpreh se Lëvizja Vetëvendosje nuk mund t’i sigurojë numrat e nevojshëm për formimin e institucioneve përveçse me Listën Serbe.

“E dyta, VV nuk mund ti bëj numrat perveç se me Listen Serbe. Aty mund te nxjerrin ndonjë deputet, ta zëme si shembull çiftin e Adem Hodzes. Për këtë pjesë nuk do të isha befasu sepse Mimoza Kusari e ka kanalin e hapur me negociu me ” Zemlakat” e Radojcicit” potencoi ai.

Profesori universitar, Kastrati, tha se opozita e bashkuar duhet të bëj Qeverinë për të rikthyer normalitetin në vend.

Ai theksoi se nëse lider të caktuar kalkulojnë politikisht, për partinë, para interesit shtetëror i bie që dëshirojnë që Kurti të mbetet në pushtet.

“Rrjedhimisht, Qeverinë duhet ta bej opozita e bashkuar për të rikthyer këtë vend në normalitet.Nëse lider të caktuar opozitar kalkulojne politikisht për partine para interesit shteteror (ashtu siç po bejne deri me tani), atehere i bie qe po deshirojne qe Kurti te mbetet ne pushtet.Keshtu qe, nese vazhdon ngerçi politik, atehere per degradimin e metutjeshem te Kosoves ne rrafshin nderkombetar dhe ne rrafshin e brendshem (ate te aspektit ekonomik e te mireqenies sociale), lideret e opozites do te jene po aq fajtor sa edhe Kurti.Kjo sepse po i ikin pergjegjesise jashtezakonisht te rendesishme shteterore te cilen ua ka dhene elektorati” deklaroi profesori universitar, Ardian Kastrati, në një përgjigje dhënë për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/