Lajme

Kastrati: Ligjin për KPM-në do ta dërgojmë në Kushtetuese, nuk do të kaloj plani i mbetjeve të ish-sistemeve komuniste

07/11/2024 17:58
nga:Y I

Sot, Kuvendi i Kosovës, vetëm me votat e partisë në pushtet ka miratuar Ligjin për Komisionin e Pavaruar të Mediave, KPM-së.

Ky projektligj është përcjell me kritika nga opozita, organizata joqeveritare dhe nga bashkësia ndërkombëtare.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se Ligjin do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Kastrati tha se votimi i këtij ligji është vazhdim i kurtizimit të shoqërisë kosovare pasi i njëjti sipas tij është ” i ndërtuar dhe i brumosur si një komunist”

“Nuk do të kaloj plani i kolonës së pestë – mbetjeve të ish sistemeve komuniste. Do ta dërgojmë në kushtetuese.Votimi i këtij ligji është vazhdim i kurtizimit të shoqërisë kosovare.Kurti i ndërtuar dhe i brumosur si një komunist hodhi edhe një hap drejt forcimit të sistemit të tij autoritar me shpresë të rrënimit të atij demokratik.Të gjithë që mendojnë ndryshe ose duhet ti nënshtrohen kurtizimit ose të sanksionohen” deklaroi Kastrati për “Gazeta Blic”

Ai bëri thirrje të gjithë zërave kritikë që duan ti ruajnë themelet e demokracisë dhe liritë civile të protestojnë.

“Perveç dërgimit në kushtetuese nga ana jonë , do të ishte mirë që të gjithë zërat kritik që duan ti ruajnë themelet e demokracisë dhe liritë civile duke përfshi përfaqësuesit e medieve të protestojnë” tha Kastrati në përgjigjen e tij.

Pas miratimit të këtij Ligji kanë ardhur reagime nga Asociacioni Gazetarëve të Kosovës, AGK, zyra e BE-së në Kosovës, OSBE etj.

AGK-ja në reagimin e tyre theksoi se votimi i këtij ligji ‘është prej goditjeve më të mëdha që Qeveria e Kosovës dhe Vetëvendosje ka bërë kundër lirisë së medies në Kosovë’

“Votimi i sotëm është prej goditjeve më të mëdha që Qeveria e Kosovës dhe Vetëvendosje ka bërë kundër lirisë së medies në Kosovë, në një përpjekje të nisur qysh prej fillimit të mandatit për disiplinimin dhe kontrollimin e tyre” thuhet në reagimin e AGK-së raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/

Kuvendi voton pro Projektiligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave

 

Kalimi i ligjit për KPM-në, AGK: Goditja më e madhe që Qeveria Kurti dhe VV kanë bërë kundër lirisë së medias