Lajme

Kastrati: Kurti po i tall përfaqësuesit e BE-së me kërkesën për heqjen e masave, kërkesat e tij janë taktizime parazgjedhore

10/26/2024 19:03
nga:Sh R

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen qëndroi sot në Prishtinë, ku u prit në takim nga presidentja Osmani. Nga aty, ajo tha se duhet të punohet edhe më shumë që Bashkimi Evropian të heqë masat ndëshkuese që ka vendosur ndaj Kosovës.

Pas takimit me presidenten, presidentja e KE-së, takoi edhe kryeministrin Albin Kurti. Kurti ka bërë të ditur se ka theksuar rëndësinë e dorëzimit të pyetësorit për anëtarësim dhe heqjen e menjëhershme të masave të BE-së.

Lidhur me këtë çështje në një prononcim për GazetaBlic, ka reaguar deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Adrian Kastrati i cili thotë se Kurti po tallet me përfaqësuesit e BE-së, me kërkesën për heqjen e masave, përderisa dihet se BE ka kërkesa të qarta për Kurtin lidhur me sanksionet.

Sa i përket kërkesave të Kurtit, Kastrati i sheh si taktizime parazgjedhore për ta paraqitur vetën si viktimë te votuesi.

Ndët të tjera ai thotë se masat jo që do të hjeken por mund të shtohen nëse Kurti vazhdon me këtë qasje në raport me aleatët ndërkombëtarë.

“Kurti po i tall perfaqesuesit e BE me kerkesen per heqjen e masave , ndersa dihet se BE ka kerkesa te qarta per Kurtin lidhur me sanksionet. Njekohesisht, keto kerkesa te Kurtit si zakonisht jane taktizimet e tij parazgjedhore per ta paraqitur veten si viktime te votuesi. Pra, thjeshte keto jane tipike per nje politikan super mashtrues e genjeshtar sic eshte Kurti. Te gjithe tani e kemi kuptuar se jo qe do te hjeken masat, por nese referohemi deklaratave te zyrtareve amerikan e te BE-se masat vetem mund te shtohen nese Kurti vazhdon me qasjen e tij mosduruese ne raport me aleatet”, përfundoi Kastrati për GazetaBlic.