Lajme

Kastrati: Kurti me rritjen e pagave doli ta mbulojë katandisjen që i bëri vendit për katër vite – politikani më mashtrues e më i dëmshëm për Kosovën

10/30/2024 14:53
nga:Sh R

Deputeti ng Partia Demokratike e Kosovës, Adrian Kastrati, thotë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave nga janari i vitit të ardhshëm, erdhi në kohë zgjedhjesh pasi që kjo është një mënyrë për të ndikuar në memorien e qytetarëve.

Kastrati në një prononcim për GazetaBlic, thotë se nga momenti që Kurtit iu tërhoq vërejtja nga drejtori i CIA-s, që urën mos ta hap pakoordinim, kryeministrit iu varfërua shfaqja teatrale në Veri përmes së cilës tentonte ti mbulonte keqqeverisjen dhe korrupsionin.

Ai thotë se Kurti me rritjen e pagave doli që ta mbulojë katandisjen që i bëri vendit për katër vite.

“Kurti si një politikan primitiv bolshevik që është sikur po ju jep mesazh tifozëve të vet se për këtë rritje të hollat i ka marrë përfundi tepihut në odën babës së vet e jo nga taksapaguesit. Ndërsa, ai pati kohë katër vite për këtë rritje por nuk e bëri. Po e bën tani sepse janë zgjedhjet dhe është kjo një mënyrë tjetër për te ndikuar në memorjen e qytetarëve për skandalet, hajnitë, korrupcionin, keqeverisjen e mosqeverisjen e tij. Të gjithë përfituesit duhet poashtu ta falenderojnë për rritje pagash edhe drejtorin e CIA-s i cili ja dredhi veshin Kurtit që mos me hap urën pa koordinim. Që nga ai moment Kurtit ju varfërua shfaqja teatrale në Veri përmes së cilës tentonte ti mbulonte keqqeverisjen dhe korrupcionin masiv katërvjeçar brenda vendit dhe tani doli me rritje pagash si opcion të dytë për me tentu me mbulu katandisjen që i bëri vendit për katër vite”, tha Kastrati.

Kastrati kryeministrin Kurti e quan si politikanin më mashtrues e më të dëmshëm për Kosovën historikisht.

“Qytetarët le ti gëzojnë rritjen, por le ta gëzojnë edhe të ardhmen e fëmijëve të tyre duke e shkulur nga pushteti me votë Albin Kurtin me 9 Shkurt, politikanin më mashtrues e më të dëmshëm për Kosovën historikisht. Përndryshe, vetshkatërrimi bëhet opcion real jetese”, përfundoi ai për GazetaBlic.