Lajme

Kastrati: Kurti është diktator dhe trashëgimia e fundit e mykut komunist të Ballkanit

09/28/2024 19:59
nga:Sh R

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar “regjimin e vjetër” apo opozitën në vend për përdorimin e parave të pista për të manipuluar mediat dhe opinioni publik, në një deklaratë të bërë në Presidiumin vjetor të Internacionales Socialiste.

Lidhur me këtë çështje në një pronocnim për GazetaBlic, ka reaguar deputeti nga radhët e PDK-së, Ardian Kastrati, ku kryeministrin Kurti e quan diktator, pasi që sulmi i tij ndaj mediave dhe portretizimi i tyre si të regjimit të vjetër janë simptoma klasike që ky pushtet po lëviz drejt një regjimi të ri diktatorial.

Kurti është diktator. Ai është trashëgemia e fundit e mykyt komunist të Ballkanit. Sulmi i tij ndaj mediave ka qëllimin e nxitjes së atmosferës së frikës dhe autocensures te mediet me shpresë që gazetarët e redaksitë e tyre ta ndiejnë kërcënimin nëse publikojnë raporte të pavarura apo nëse adresojnë pyetje kritike për qeverinë. Sulmet e vazhdueshme të Kurtit ndaj mediave në Kosovë dhe portretizimi i tyre si të regjimit te vjetër e armik të shtetit janë simptoma klasike qe ky pushtet po levizë drejt një lloji të regjimit të ri diktatorial të ketij shekulli, ku sistemi demokratik shihet vetem si formë e procedurë por nuk lejohet bërthama”, tha ai.

Kastrati thotë se pluralizmi dhe liria e shprehjes janë goditur rëndë nga kryeministri Kurti, ku për këtë gjë deputeti në fjalë e fajson edhe opozitën për shkak të reagimit të zbehtë të tyre siç thotë ai për ta frenuar ‘egon e sëmurë të komunistit Albin Kurti’ .

Kjo qasje e tij diktatoriale nuk është rastësi sepse ai vetëm kështu shpreson ta ndërtoj kultin e liderit të pagabuar dhe në momentin që tjerët apo mediet e kritikojnë ata shenjestrohen si komplotist e tradhtarë dhe duhet të diskualifikohen.Tanimë pluralizmi dhe liria e shprehjes janë goditur rënde nga regjimi i Kurtit. Perveç tjerash, kjo po ndodh edhe për shkak të reagimit tonë të zbehtë si opozitë e qe besa edhe si shoqëri për ta frenuar egon e sëmurë të komunistit Albin Kurti. Pasojat tanimë janë të qarta. Diskursi polarizues i qëllimshem i Kurtit ka prodhuar kontigjente jo të vogla idiotesh e të analfabetave funksionale që na bëjnë yrysh, na fyejnë e kërcënojnë edhe kur mbrohet media e lirë dhe liria e shprehjes. Ne individualisht nuk na demtojnë apsolutisht asnjë gjë, por kjo shoqëri po shkon për “lesh”.”, përfundoi Kastrati për GazetaBlic.