Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar vërshime të konsiderueshme në disa pjesë të vendit.
Bashkim Kastrati nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se deri më sot, sasia e reshjeve ka qenë 150 milimetra.
“Sa i përket sasisë së reshjeve, mund të themi këtë, se mesatarisht gjatë muajit janar ka rënë rreth 60 milimetra. Ndërsa deri tani, më datë 10 në territorin e Republikës së Kosovës kanë rënë mbi 150 milimetra reshje, që do të thotë se është më shumë se 100%, apo rreth 120%, dhe jemi ende në fillim të këtij muaji”, tha Kastrati.


