Lajme

Kastrati i reagon Muratit: Murati po gënjen, është ministër medioker

09/25/2024 22:24
nga:Sh R

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka përmendur masat e marra nga Qeveria e Kosovës për të përballuar rritjen e kostos së jetesës dhe inflacionin global.

Sipas tij, këto masa përbëjnë pakon më të madhe mbështetëse në rajon, një fakt i konfirmuar nga institucionet financiare ndërkombëtare.

Lidhur me këtë deklaratë në një prononcim për GazetaBlic, ka reaguar deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Ardian Kastrati, ku thotë se të gjitha këto janë mashtrime me statistika, dhe këta vetëm me gënjeshtra janë kampion.

Ndër të tjera, shton se pakoja më e madhë që i kanë dhënë qytetarëve është pakoja me gënjeshtra.

“Hekuran Murati eshte nje nga ata ministrat medioker e te paafte qe Kosova i ka pasur vetem ne kohen e Rrahman Morines. Te gjitha keto jane mashtrime me statistika . Pra jane genjeshtra, sepse keta vetem ne genjeshtra jane kampion. Prandaj, pakoja me e madhe qe keta i kane dhene qytetareve eshte pakoja me genjeshtra”, tha Kastrati.

Kastrati tregon se demanti më i madh për deklaratën e Muratit është ikja e mbi 200.000 qytetarëve nga Kosova, pasi që nuk kanë asnjë mbështetje nga qeveria.

Tutje, ai thekson se të gjitha statistikat tregojnë që Kosova mbetet vendi më i varfër në Europë pas Ukrainës.

“Per keto qe thote Murati demanti me i madh jane ikja e mbi 200.000 qytetareve nga Kosova. Ata iken sepse skane asnje mbeshtetje nga Qeveria. Demanti i dyte eshte se me qindra biznese po mbyllen cdo muaj, jo qe nuk kane marre ndihma nga pakoja , por perkundrazi qeveria i ka bllokuar dhe me politikat e saj ka bere te pamundur funksionimin e tyre. Cdo statistike tregon qe Kosova mbetet vendi me i varfer ne Europe pas Ukraines, prandaj Hekuran Murati thjeshte po genjen”, përfundoi ai për GazetaBlic.