Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, njëherësh kandidat për kryetar të kësaj komune nga Nisma në zgjedhjet e 12 tetorit, ka falenderuar Malishevën për përkrahjen e jashtëzakonshme që i ka dhënë në fushatë.
Kastrati tha se para katër vitesh erdhën para qytetraëve të Malishevës për të kërkuar besimin e tyre dhe se sot vijnë për të vlerësuar besimin që ata iu dhanë.
“Para katë vitesh erdhëm këtu para jush për të kërkuar besimin tuaj dhe ju na e dhatë besimin. Pas katër vitesh, sot vijmë para jush për të na vlerësuar besimin që na e dhatë. Ne atë që e flasim e realizojmë, ne atë që e premtojmë e realizojmë, nuk jemi as turistë dhe as aventuristë politik. Rrugëtimi jonë politik është ai i cili veprat i bëjmë më të mëdhaja ndërsa fjalët gjithmonë i kemi më të vogla. Vazhdojmë projektin e dytë të Malishevës urbane, sepse Malisheva kërkon shumë më shumë angazhim, shumë më shumë përkushtim, shumë më shumë punë. Mandati i ardhshëm do të fokusohet edhe në fshatin modern, do të fokusohet në fshatin urban sepse investimet tona sigurisht që një pjesë e madhe e tyre do të orientohen nëpër fshatrat tona. Faleminderit Malishevë, vazhdojmë me punë, vazhdojmë me sukseset tona” tha Kastrati raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:


