Lajme

Kastrati: Edhe nëse i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare, qeveria nuk di t’i shfrytëzoj!

11/30/2023 13:45
nga:Y I

Deputeti i  Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”, ka treguar se pse PDK-ja nuk i voton marrëveshjet ndërkombëtare.

Kastrati tha se ata nuk do t’i votojnë këto marrëveshje derisa Qeveria të shpallë datën e zgjedhjeve.

“Ne po e vazhdojmë opozitbërjen dhe nuk i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare derisa ky të shpall datën e zgjedhjeve, thjesht për faktin se kjo është Qeveria e parë në historinë tonë bashkohore që e ka futur vendin nën sanksione. Argumenti i tyre është se ju s’po votoni marrëveshje ndërkombëtare. Ne deri në momentin kur kemi votuar në Këshillin Drejtues të partisë tonë mos me i votu ‘marrëveshjet ndërkombëtare’, Partia Demokratike në Kuvend i ka votu 820 milion euro vlerë marrëveshje ndërkombëtare. Tani nëse hyni në faqen e zyrës së kryeministrit, i gjeni raportet që përveç 300 milionë euro sanksione që kemi nga BE-ja edhe 177 milionë euro nga marrëveshjet ndërkombëtare të cilat disa janë grande dhe donacione. Këta nuk kanë arritë me i shfrytëzu dhe tërheqë sepse nuk kanë projekte dhe aftësi”

Ai shtoi me ironi se edhe nëse i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare, pozita nuk din me i shfrytëzu.

” Kot edhe nëse i voton marrëveshjet ndërkombëtare këta nuk dinë me i shfrytëzu. Kështu që vendimi jonë mos i votu marrëveshjet ndërkombëtare ka të bëjë me paaftësinë e Qeverisë që e ka fut vendin në një stagnim të madh ekonomik ku totali i këtyre marrëveshjeve ndërkombëtare dhe i sanskioneve arrin në -500 milionë euro për Kosovën” deklaroi Kastrati për “Gazeta Blic”.

Kastrati foli gjithashtu edhe për paralajmërimet për tensione në veri të vendit.

“Fatkeqësisht prej ardhjes së Kurtit në pushtet, Kosova është transformuar në një vend i cili tani prodhon krizë dhe përpara ka qenë goxha njëfarë faktori stabiliteti. Fatkeqësisht nga dialogu për njohje kjo ka rrëshkit në dialogun si mekanizëm e instrument i cili shfrytëzohet për me bisedu për çështje të sigurisë”

“Ju keni pa dje që ministrat e Jashtëm të Nato-s flisnin për rritje të numrit të KFOR që është indikacion që gjendja atje është fragjile. Tani jemi para një akti të kryer ku situata e sigurisë është shumë fragjile për shkak edhe të arrogancës edhe të paaftësisë së kësaj qeverie për me menaxhu me çështjen e veriut” deklaroi Kastrati për “Gazeta Blic”.

Kastrati tha se Kurti siç e ka gjet mënyrëm me e sanskionu Kosovën duhet me e gjet mënyrën me i heq sasnkionet.

“Nuk hiqen sanksionet sepse Kurti për arsye që ne nuk i dimë ka pranu një marrëveshje në Bruksel, respektivisht zbatimin në Ohër në të cilën përveç nenit 10, ku obligohet të gjitha marrëveshjet në të kaluarën me i nënshkru, e ka shtu edhe nenin 7, për një zor që ne nuk e dimë dhe që është autonomi për serbët. Tani ky është obligim ndërkombëtar. Kur merr obligim ndërkombëtar pavarësisht ke apo jo nënshkrim, se këto janë hajgare të tij, atëherë del joserioz dhe natyrisht për shkak të kësaj arrogance dhe një sjellje prej ‘kauboj’ që ka patur ky në raport me partnerët ndërkombëtarë, ata e kanë sanksionu. Siç e ka gjet mënyrën me e sanksionu ky Kosovën, duhet me e gjet mënyrën edhe me i heq sanksionet” dekalroi Kastrati në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”