“Unë nuk dua të bëj politikë me arkivole, qysh kanë bërë këta të Vetëvendosjes. Duka ia nis prej Dehari e të tjerëve”.
Kështu deklaroi deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, gjersa – në fillim të “Debat Plus”-it – komentoi vdekjen e 4-vjeçares nga Gjakova në QKUK.
Duke e cilësuar kryeministrin, Albin Kurti, si “njeri të kobshëm”, Kastrati ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.
“E kam thënë që Albin Kurti është njeri i kobshëm, sepse në çdo kauzë të tij njerëzit janë vrarë rrugëve. Ky neve na ka njoftu me gjakun nëpër rrugë nëpër sheshe. Këto vdekja i marrin me sportivitet, dorëheqje gjithqysh ky ministër Vitia, aty skam kurrfarë dyshimi… por, kjo është në vazhdën e kolapsit që i ka shaktu ky ministër këtij sektori. Është një nga pasojat e keqmenaxhimit katastrofal sidomos në QKUK… keqardhje shumë për familjen sepse të gjithë jemi prindër”, ka thënë Kastrati.
Selmanaj: Veprimet e fundit të Kurtit e kanë sjellë Kosovën në situatë të rëndë


