Euro2024

Kasper Schmeichel bëhet me skuadër të re

07/13/2024 12:33
nga:Mergim Rreci

Kasper Schmeichel do të jetë një përforcim për Celtic.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, portieri do të nënshkruajë kontratë për një sezon, me një opsion tjetër, transmeton GazetaBlic Sport.

Schmeichel luajti për Anderlecht në Belgjikë sezonin e kaluar, duke luajtur 32 ndeshje.

Portieri, i cili po shijon pushimet pas Euro 2024, do të marrë postin nga Joe Hart, i cili i ka dhënë fund karrierës.

/GazetaBlic Sport/