Danimarka ka triumfuar në ndeshjen e sontme ndaj Uellsit.
Kombëtarja e Danimarkës tashmë e ka siguruar kalimin në çerekfinale, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 4 me 0, me ndeshjen që ishte në maksimum e luftuar nga të dyja kombëtaret.
Kasper Dolberg “shpërtheu” në këtë takim duke realizuar dy gola dhe u bë futbollisti i parë që nga viti 2012 që shënon dy herë në një ndeshje të Kampionatit Evropian.
Ai pas ndeshjes tha se është shumë i lumtur dhe krenar me paraqitjen e sotme.
“Ishte një kënaqësi e madhe të shihja tifozët tanë në tribuna. Ne jemi një grup i fortë lojtarësh. Jam krenar që jam pjesë e një grupi të tillë. Ishte shumë e rëndësishme të fitonim me 4 gola. Duhet të vazhdojmë për të shënuar gola dhe për të arritur qëllimin tonë”, tha Dolberg.
/GazetaBlic Sport/


